Skandal në Angli/ Sulmuesi italian thyen karantinën dhe organizon festë me modele

Moise Kin, ka tërbuar drejtuesit e Evertonit, teksa ka thyer rregullat e karantinës, duke organizuar një party në shtëpi me disa modele. Foto dhe video të ndryshme janë duke qarkulluar në mediat britanike, nga kjo festë e shthurrur. Pamjet kanë dalë nga një grup privat në Snapchat.

Në fotografitë shikohen disa femra, që besohet se janë modele të përfshira në akte seksuale me burrat e pranishëm në festë. Pas publikimit të këtij lajmi skandaloz, ka reaguar edhe klubi anglez.

“Everton është tmerruar kur kanë mësuar mbi incidentin ku është përfshirë një lojtar i ekipit të parë, i cili ka injoruar udhëzimet e qeverisë dhe politikat e klubit në lidhje me krizën e krijuar nga coronavirusi.

Klubi ka shprehur fuqimisht zhgënjimin ndaj lojtari dhe ka bërë të qartë se veprime të tilla janë të papranueshme. Njerëzit e mahnitshëm në NHS meritojnë respektin më të madh për punën dhe sakrificën e tyre. Mënyra më e mirë për t’u treguar atyre respektin tonë është duke bërë gjithçka mundemi që t’i mbrojmë”.

kean-mix

Një burim pranë vetë sulmuesit, për Daily Star ka deklarua se festa ishte e egër dhe vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit. Bëmat e Kin këtë javë kanë qenë të shumta, pasi fillimisht fotografoi veten në një avion privat, kurse më pas u pa duke kërcyer mbi pjesën e prapme të një makine, së bashku me shok, kurse tjetri u bënte atyre fotografinë.

SHKARKO APP