Skandal në Maqedoninë e Veriut, tifozeria e “Shvercave” sulmon lojtarët e Shkëndijës (VIDEO)
Episode dhunë në duelin mes Shkupit dhe Shkëndijës në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë nga Tetova kaluan në avantazh në minutën e nëntë, gol që ka shkaktuar zemërim të madh tek ultrasit vendas.
Pjesëtarë të grupimit “Shvercerat”, janë futur në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës. Sherr i madh, kaos dhe skena të turpshme në fushë, siç dallohet në videon e mëposhtme.
Ndeshja është ndërprerë, në fushë kanë zbarkuar edhe forcat speciale, teksa delegatët e ndeshjes theksojnë se e vetmja mënyrë për të rinisur ndeshja është të boshatiset stadiumi.

KOHA JONË SONDAZH

