Skandal seksual në skuadrën e Nedim Bajramit, dyshohet për disa lojtarë

Një skandal i rëndë ka tronditur Rangers, pasi disa lojtarë të klubit dyshohet se kanë përdorur dhoma hoteli të rezervuara nga departamenti i fizioterapisë për seanca rehabilitimi, për t’u takuar me gra për marrëdhënie seksuale. Një anëtar i stafit mjekësor është pezulluar në pritje të sqarimit të rrethanave.

Sipas burimeve, akuzat lidhen me hotele në Angli, përfshirë të paktën një hotel në Londër. Skandali thuhet se u zbulua pak para Krishtlindjeve, kur bashkëshortja e njërit prej futbollistëve zbuloi tradhtinë dhe kontaktoi drejtuesit e klubit në Ibrox, duke kërkuar që të merreshin masa.

Kjo lëvizje çoi në pezullimin e një anëtari të ekipit të fizioterapisë së Rangers. Ende nuk dihet se sa lojtarë janë përfshirë apo për sa kohë dyshohet se ka funksionuar kjo skemë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një burim i tha The Scottish Sun se çështja ka “shkaktuar një stuhi të madhe brenda Ibrox”. Sipas tij, “dhomat ishin rezervuar nën ombrellën e departamentit të fizioterapisë, por disa lojtarë duket se kanë përfituar nga kjo marrëveshje për qëllime personale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër burim shprehu pakënaqësi brenda klubit, duke thënë se një punonjës me shërbim të gjatë po ndëshkohet për veprimet e lojtarëve, të cilët deri tani nuk duket se janë përballur me pasoja.

Kujtojmë që pjesë e skuadrës së Rangers është edhe Nedim Bajrami, por futbollisti shqiptar prej javësh po vuan nga një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?