Skandal te Reali/ Mjekët diagonostifikuan gjurin e gabuar për Kylian Mbappe

Një skandal i vërtetë mjekësor ka shpërthyer në lidhje me gjendjen e yllit francez Kylian Mbappé, duke vënë në qendër të kritikave klubin e Real Madrid. Sulmuesi 27-vjeçar kishte mbetur jashtë fushave që prej fillimit të marsit për shkak të një dëmtimi në gju, por zhvillimet e fundit nga mediat franceze kanë zbuluar një gabim të rëndë në diagnozën fillestare.

Sipas gazetarit Miguel Angel Díaz, stafi mjekësor i “Los Blancos” ka kontrolluar gabimisht gjurin e djathtë të lojtarit, ndërkohë që problemi real ndodhej në gjurin e majtë. Ky gabim ka bërë që Mbappé të vazhdojë të aktivizohet për një periudhë të caktuar, duke përkeqësuar dëmtimin e tij. Vetëm pas një kontrolli më të detajuar në Paris, sulmuesi ka marrë diagnozën e saktë dhe trajtimin e duhur.

Pavarësisht situatës, lajmet e fundit janë pozitive për gjendjen e tij. Vetë Mbappé ka reaguar publikisht, duke mohuar spekulimet dhe duke konfirmuar rikuperimin e plotë: “Ka pasur thashetheme të rreme për gjendjen time. Gjuri im është shëruar 100%,” është shprehur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje, rikthimi i tij i shpejtë është konfirmuar edhe me grumbullimin në Franca për ndeshjet ndaj Brazilit dhe Kolumbisë. Sipas raportimeve nga mediat franceze, pas këtij incidenti, Real Madrid ka marrë masa të menjëhershme, duke ndërprerë bashkëpunimin me mjekun përgjegjës për këtë gabim, në një çështje që ka shkaktuar debat të madh në opinionin sportiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?