Skandal/ Zyrtari rus i vendos me forcë medaljen në qafë Valiev, KOKSH denoncon veprimin gjatë ceremonisë (VIDEO)

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka shprehur shqetësimin e tij për një incident të paprecedentë që ka ndodhur gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve në Kampionatin Evropian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë, Sllovaki.

Në momentin kur Chermen Valiev, mundësi shqiptar, mori medaljen e artë, një gjest i papërshtatshëm nga ana e presidentit të Federatës Ruse të Mundjes dhe zv/presidentit të Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, ka ngjallur reagime të shumta.

Mamiashvili, i cili dorëzoi medaljet, i ka vendosur medaljen në qafë Valiev duke përdorur forcë dhe më pas e ka shtyrë atë. Gjatë këtij momenti, është dëgjuar edhe fjala “tradhtar” që i është drejtuar Valiev, i cili kishte zgjedhur të garonte për Shqipërinë, në një periudhë kur mundësit rusë janë pezulluar nga garat ndërkombëtare për shkak të sanksioneve.

Ndërkohë, Valiev ka ruajtur qetësinë dhe nuk ka reaguar ndaj këtij veprimi, duke i mbajtur të gjithë nderin dhe profesionalizmin. Ai fitoi medaljen e artë në peshën 74 kg të stilit të lirë, duke mposhtur një mundës rus në finale, i cili garonte pa flamurin e vendit të tij.

SHKARKO APP