Skandali i korrupsionit/ UEFA nis hetimet ndaj Barcelonës, rrezikohet pjesëmarrja në Champions League
Skandali i Barçës po bëhet gjithnjë e më i madh. Tani madje përfshihet edhe UEFA! Komuniteti Evropian i Futbollit ka nisur hetimet për Barcelonën për “rastin Negreira”. UEFA sot ka njoftuar se inspektorët e etikës dhe disiplinës janë caktuar për të zbuluar një “shkelje të mundshme të kuadrit ligjor” në klub.
“Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, sot janë emëruar inspektorët e disiplinës dhe etikës së UEFA-s, për të kryer një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga FC Barcelona në lidhje me të ashtuquajturin Rasti Negreira. Informacione të mëtejshme për këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, thuhet në faqen e internetit të UEFA-s.
Hetimi mund të sjellë pasoja në nivel sportiv dhe ekonomik për katalanasit. Në të vërtetë, rregullorja e UEFA-s përcakton si një kërkesë thelbësore për pjesëmarrjen e çdo klubi që ata “të mos jenë të përfshirë drejtpërdrejt dhe/ose indirekt në asnjë aktivitet që synon organizimin ose ndikimin në rezultatin e një ndeshjeje në nivel kombëtar ose ndërkombëtar”. Për këtë arsye klubi mund të rrezikojë përjashtimin nga garat e ardhshme europiane.