Skandali i radhës në Rio, valëvitet flamuri i gabuar!

Rio 2016 përveç olimpiadës dhe spektaklit mahnitës që po ofron, po shoqërohen dhe me skandale të njëpasnjëshme. E radhës, bëjnë me dije mediat ndërkombëtare lidhet me ngritjen e flamurit të gabuar në vend të flamurit kinez.

Situata e sikletshme, ka ndodhur gjatë ceremonisë së shpërndarjes së medaljeve. Të dy flamujt kinezë ishin të kuq dhe në ta dukej një yll i madh i verdhë i rrethuar nga katër yje të vegjël. Por, ka dallime delikate nëse yjet më të vegjël janë të theksuar. “Ne e kuptojmë se ka një problem me flamurin”, -pohoi Mario Andrada, drejtori ekzekutiv i komunikimit të Lojërave Olimpike Rio 2016. “Është shumë i vogël. Për ta kuptuar gabimin, duhet të jeni shumë të familjarizuar me flamurin kinez. Megjithatë, ne duhet ta korrigjojmë atë”,- vijoi më tej Andraga.

Ata u ankuan në rrjetet sociale kineze dhe lajmi u raportua më tej në Agjencinë e Lajmeve Shtetërore të Kinës (CNS).

Në gazetën shtetërore u shkrua: “Flamuri i dështuar është burim i zhgënjimit publik në mesin e qytetarëve dhe shikuesve kinezë.” Në flamurin e duhur kinez, katër yjet më të vegjël duhet të ndërroheshin në mënyrë që të drejtonin tek qendra e yllit më të madh. Ndërsa flamujt e përdorur në Rio u pozicionuan paralel me njëri-tjetrin, njëlloj si yjet në flamurin amerikan.

9f5ddf209a053911a4a750b408136459

SHKARKO APP