Skandali, ish-kreu i FIFA: Goglat e ftohta paracaktonin shortet

Ish-­presidenti i FIFA-­s, Sepp Blatter, deklaron se ka qenë dëshmitar në hedhje shorti të paracaktuar në futbollin evropian, duke përdoruar gogla të nxehta e të ftohta. Deklarata e Blatterit është bërë në një intervistë me gazetën argjentinase ‘La Nacion’.

Blatter siguron se asnjë hedhje short nuk është fiksuar gjatë qëndrimit të tij 18­-vjeçar në krye të FIFA­s, por e ka parë të ndodhë në kompeticionet evropiane. “Unë nuk i kam prekur kurrë goglat”, thotë zvicerani.

“Sigurisht që mund t’i shënosh duke i nxehur apo ftohur. Kam parë hedhje shorti në nivel evropian, ku ka ndodhur. Por kurrë në FIFA”. I pyetur për shpjegime të mëtejshme nga intervistuesi, Blatter nuk ngurron. “Goglat futen në frigorifer që më parë. Kur i prek mund t’i dallosh nga temperatura”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zvicerani 80­-vjeçar mbron veten dhe FIFA-­n nga akuzat për korrupsion, të cilat e kanë futur në kaos organizatën e futbollit ndërkombëtar dhe ka çuar në arrestimin e një numri zyrtarësh të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Blatter nuk është i korruptuar. U përpoqën të gjenin diçka për mua, por nuk do të gjejnë asnjë fakt që unë kam shkelur ligjet e Zvicrës”, thotë ish­-bosi i FIFA­-s, i pezulluar për gjashtë vjet për shkak të një pagese dy milionë franga për Michel Platini, ish­president i UEFA­-s.

“FIFA nuk është e korruptuar. Një organizatë nuk mund të jetë e korruptuar, vetëm njerëzit mund të jenë”, përfundon ai

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?