Skandali për trukime ndeshjesh në Greqi, asnjë akuzë për Olympiacos
Më 24 prill, në portalin grek SDNA u publikua një lajm se Olympiacos rrezikon që të dënohet për shkak të hapjes së një hetimi të vitit 2015 për shitje të ndeshjeve. Sipas mediave lokale, provat e reja kanë bërë që çështja të rihapet.
Gjithsesi ndryshe nga çfarë është raportuar deri më tani, nuk do të ketë asnjë masë disiplinore të hapur zyrtarisht ndaj klubit nga Pireu dhe pronarit të tij.
Mediat greke shkruajnë se është bërë një mocion nga një anëtar i departamentit të Komitetit të Etikës të Federatës Greke, por nuk është shqyrtuar ende nga gjykata. Për pasojë nuk ka asnjë akuzë kundër klubit të njohur, për të cilin u përfol për një skandal për trukime ndeshjesh. /R.Lika-Koha Jone/