Skandal/Në “Loro Boriçi” ikin dritat
Kur është akorduar koha shtesë në ndeshjen Vllaznia – Kukësi, ka ndodhur ajo që nuk pritej. Por, dihet që Shqipëria është vendi i çudirave dhe gjithçka mund të ndodhë, ndaj edhe stadiumi më modern i Shqipërisë ka vuajtur nga diçka e tillë.
Në minutën e parë shtesë kanë ikur dritat, ndërsa kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet. Lojtarët janë ende në fushë, në pritje të ndezjes së projektorëve, të cilët do të bëjnë të mundur vazhdimin e ndeshjes.
Diçka vërtet e turpshme dhe e palogjikshme po të mendosh se ky stadium është inauguruar vetëm pak ditë më parë. Ndeshja në këtë moment është 00.
KOHA JONË SONDAZH

