Skena surreale nga Beogradi, tifozi serb i vjedh flamurin anglezëve dhe arrestohet (VIDEO)

Serbia u mposht me rezultatin e thellë 5-0 nga Anglia në Beograd, në ndeshjen e katërt të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. Me këtë disfatë, serbët humbën çdo shans për të luftuar për vendin e parë në grup, por tashmë do të luftojnë me Shqipërinë për vendin e dytë.

Anglia dominoi sfidën dhe realizoi pesë herë: Harry Kane në minutën e 33-të, Noni Madueke në të 35-ën, Ezri Konsa në të 52-ën, Marc Guehi në të 75-ën dhe Marcus Rashford në minutën e 90-të nga pika e bardhë.

Takimi u shoqërua edhe me tensione në tribuna. Në “Marakana”, një tifoz vendas tentoi të rrëmbente flamurin e skuadrës mike, por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë dhe policisë shmangu përshkallëzimin. Pamjet tregojnë se i riu rezistoi ndaj rendit, duke krijuar një moment kaotik përpara se të neutralizohej.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?