Skenarët e Superligës, Tirana pranë titullit (FOTO)
Kategoria Superiore ka hyrë në zonën e nxehtë. Duhen edhe pesë javë që kampionatit ti vijë fundi për këtë sezon dhe të gjitha skuadrat po bëhen gati për një sforcon e fundit. Sa i përket titullit kampion, Tirana është ndjeshëm më e avantazhuar. Bardheblutë e kanë vetë në dorë fatin e tyre, kryesojnë me 9 pikë dhe mund të shpallen matematikisht kampion që në takimin e ardhshëm nëse ia dalin të mposhtin Kukësin në ndeshjen direkte.
Një luftë mjaft e fortë po zhvillohet për një vend në kupat e Evropës. Në garë janë 4 skuadra. Teuta, Laçi, Skënderbeu dhe Partizani që ndahen nga vetëm 3 pikë. Teuta e vendit të tretë ndodhet në kuotën e 50 pikëve ndërsa partizani që mban vendin e gjatë është në kuotën e 47 pikëve.
Matematikisht në lojë janë edhe Bylis dhe Vllaznia por për këtë dy skuadra duket mjaft e vështirë duke parë edhe ecurinë që kanë pasur gjatë këtij sezoni. Tani është momenti për të dhënë çdo gjë në fushën e lojës. Koha po mbaron dhe çdo hap i gabuar në këtë fazë të kampionatit do të ndikojë shumë në verdiktet përfundimtare.
Emanuel Egbo është njeri i momentin në futbollin shqiptar, trajneri që solli një revolucion të madh në sezonin e Tiranës duke i afruar bardheblutë një hap larg titullit kampion. Pavarësisht se ajo që bën Egbo tek kryeqytetasit është e jashtëzakonshme, dyshimet për të ardhmen e tij e kanë shoqëruar ndeshje pas ndeshje.
Mungesa e një konfirmimi zyrtar nga ana e klubit shton edhe më shumë zërat mbi të ardhmen e tij, shpesh duke aluduar edhe për një ndarje në fund të sezonit. Ndryshe nga se perceptohet nga opinioni sportiv, në shtëpinë e bardhebluve nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Egbos.