A mund të shitet ndeshja finale e titullit në prani të Edi Ramës?
Pak orë nga shpallja e kampionit të futbollit shqiptar, në një intervistë për Top Channel presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zbulon përgatitjet e festës për titullin më të luftuar të këtyre viteve të fundit. Partizani me dy pikë larg Skënderbeut luan në fushën e tij ndaj Teutës, ndërsa korçarët luajnë në fushën e vështirë të Vlorës, ku nuk kanë asnjë alternativë veç fitores.
Por Federata nuk e fsheh se, cili prej dy varianteve shihet si më i mundshëm. “Për mirë apo për keq, futbolli i tillë është. Kush kontribuon më shumë do të marrë më shumë frute. Asgjë nuk është e mirë kur është monotone, kështu që po të ndryshonte mirë do të ishte. Është vendosur që ne do të jemi në Tiranë dhe kupa do të jetë këtu, në ndeshjen Partizani-Teuta. E nëse Partizani nuk shpallet kampion, atëherë ceremonia mund të zhvillohet të nesërmen. Versioni i parë i ceremonisë do të jetë për në ‘Qemal Stafa’, te ndeshja Partizani-Teuta”, tha Armand Duka.
E mërkura e hekurt e futbollit shqiptar, kur do të ndahet kampionati, është përfshirë prej disa ditësh prej thashethemeve për fiksim rezultatesh, edhe në shkëmbim të shumave të mëdha, shkruan Tema. Kjo ka shtyrë presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, të kërcënojë me tërheqje të ekipit vlonjat para ndeshjes me klubin më të pasur në vend, Skënderbeun, nëse këto fjalë janë të vërteta.
I vetmi që nuk është pajtuar me asnjë skenar, as me atë të kupës nga Federata, është kryeministri Edi Rama. Por prezenca e zv/kryeministrit Niko Peleshi si ish-kryetar i Bashkisë dhe deputet i Korçës a do ketë ndikuar tek kryetari i bashkisë së Vlorës për t’ia lenë ndeshjen “Skenderbeut”. Ndërsa deputeti i parë i Vlorës do të ndjekë të mërkurën ndeshjen nga stadiumi “Flamurtari”. Edi Rama e pëlqen shumë për fundjavë Korçën, ndonëse mesjavën e shijon në Vlorë. Me kë do të jetë tifozë Rama këtë të mërkurë?
Por cilët janë skenarët për fitimin e Kampionatit nga Partizani dhe Skenderbeu?
Partizanit i duhet patjetër fitorja nëse Skenderbeu humbet në Vlorë. Por edhe nëse Flamurtari barazon Skenderbeu nuk e merr kampionatin se ndonëse barazohet me pikë Skenderbeu me Partizanin përsëri merren ndeshjet direkte, ku Partizani e ka rrahur ekipin korçar në fushën e tij. Me barazim Flamurtari i ikën rënies, ndaj edhe po fitoj ekipi tjetër i Bylisit në fushën e Vllaznisë ( pak gjasa ka) përsëri Flamurtari shpëton.
Nëse ka pazar kjo është një shenjë e keqe aq me tepër edhe në prani të kryeministrit Rama.
Për “Partizanin” e Presidentit Gaz Demi, i cili po rikthen lavdinë e këtij ekipi legjendar, ka vetëm një zgjidhje:fitore e ekipit dhe humbje ose barazim i Skenderbeut nëse vlonjatët nuk e kanë shitur ndeshjen. Të gjitha skemat e tjera e nxjerrin ekipin e Gaz Demit jo fitues të kampionatit, ku Demi ka bërë investimin me të madh e pasionant të jetës së tij. Dhe duhet vlërësuar.
Vlora do të vendos se ku shkon kupa e kampionatit.