FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skenarët: Si mund ta kalojë Shqipëria grupin

Pavarësisht përpjekjeve të guxishme kundër Francës, të mërkurën, Shqipëria humbi edhe ndeshjen e dytë në grup dhe ka shanse të pakëta për t’u kualifikuar. Por ajo ka ende një mundësi për të kapur vendin e tretë dhe për të shpresuar në kualifikim. Nëse Shqipëria e mund Rumaninë, do të përfundojë e treta në Grupin A, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen mes Zvicrës dhe Francës. Shansi i vetëm për kualifikim është të përfundojë mes 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta.

Tre pikë mund të jenë të mjaftueshme.

Por Shqipëria me gjasë nuk do të jetë ekipi i vetëm me 3 pikë, kështu që ajo duhet të bëjë diferencën me gola. Çka do të thotë: Shqipëria duhet të fitojë dhe të fitojë me sa më shumë gola të mundet. Nëse humbet apo barazon, skualifikohet. New Jork Times përllogarit se nëse Shqipëria do ta mundë Rumaninë me dy gola diferencë ajo do të përfundojë në vendin e tretë në Grupin A dhe ka 47 % të shanseve për t’u kualifkuar mes 4 ekipeve me të mira të vendeve të treta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përllogaritjet mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm, në tabelën interaktive të New York Times:

Swiss Digital Mobile Reklama

http://www.nytimes.com/interactive/2016/06/16/upshot/euro- 2016-how-albania-can-advance-to-the-next-round.html?smid=fbshare&_r=1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?