Skenari/ Ja sa pikë i duhen Interit për të siguruar titullin në Seria A?

Gara për titullin në Serie A po hyn në fazën vendimtare, me Inter që mban kreun me 72 pikë, kundrejt 65 të Napoli, pas javës së 31-të. Fitorja e zikaltërve ndaj Romës dhe hapi përpara i napolitanëve kundër Milanit kanë konsoliduar diferencën prej 7 pikësh, por jo ende titullin matematikisht.

Me shtatë javë nga fundi, Interit i duhen edhe 15 pikë për të siguruar titullin pa u varur nga rezultatet e rivalëve. Nëse skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu ruan ritmin aktual, momenti vendimtar mund të vijë më 10 maj, në transfertën ndaj Lazios, ku mund të vuloset titulli dy javë para përfundimit.

Nga ana tjetër, Napoli i Antonio Conte mbetet në garë vetëm në teori. Edhe nëse fiton të gjitha ndeshjet e mbetura, maksimumi i mundshëm është 86 pikë. Kjo do të thotë se Interi duhet të ndalet në jo më shumë se 85 pikë që titulli të mbetet i hapur, një skenar i vështirë në praktikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër mundësi është përfundimi me pikë të barabarta. Sipas rregullores së re të Serie A, titulli nuk vendoset më nga përballjet direkte apo golavarazhi, por me një ndeshje “play-off” me takim të vetëm. Në këtë rast, Napoli do të kishte avantazhin e fushës, ndërsa fituesi do të përcaktohej edhe me penallti nëse do të ishte e nevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalendari i mbetur favorizon disi Interin, por çdo hap i gabuar mund të rihapë garën në një fund sezoni që premton emocione deri në minutat e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?