FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu barazim të hidhur me Dinamon e Zagrebit

Skënderbeu është ndalur në minutën e 94-ët në një barazim 1-1, në përballjen e parë të “play off”-it kundër Dinamos së Zagrebit, në shtëpinë e këtyre të fundit. Ekipi i Dajës u shfaq solid në mbrojtje duke mos i lënë shumë hapësira kroatëve, e duke i vënë shpesh në vështirësi me kundërsulme të shpejta.

Goli për Skënderbeun u shënua nga talenti Liridon Latifi në minutën e ’37. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Gavazaj i kaloi topin në qendër Latifit, i cili është me fat që topi i kthehet në këmbë pasi përplaset me trupin e portierit, duke e shtyrë në rrjetë.

Kur dukej se takimi po mbyllej në shifrat 0-1, Angelo Henriquez dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat. Barazimi 1-1 favorizon korçarët, të cilët do të luajnë në shtëpi takimin e kthimit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?