Skëndërbeu bie nga Superiorja, Dinamo mbijeton nga goli i Sabien Lilës
Skënderbeu bëhet skuadra e parë që bie nga Superiorja pas barazimit 1-1 në Kamzë përballë Dinamos.
Goditjen e fundit Skënderbeut ja dha ish-futbollisti i korçarëve, Sabien Lilaj, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Dinamo ndërkohë vazhdon të jetë matematikisht në Superiore dhe tani e vetmja mënyrë për të shpëtuar është të fitojë të gjitha ndeshjet, ndërsa Egnatia t’i humbi ato.
Në sfidën e fundit të kampionatit midis këtyre dy skuadrave, “Nëndetësja” duhet të fitojë me më shumë se 2 gola diferencë.