Skënderbeu dhe Partizani e nisin me fitore
Rivalët e sezonit të kaluar Skënderbeu dhe Partizani e nisën kampionatin me fitore. Një nisje me 3 pikë edhe pse të vuajtura për të dy ekipet. Skënderbeu mundi me rezultatin 2 – 1 Flamurtarin, që luftoi shumë që të largohej me të paktën 1 pikë nga Korça.
Hamdi Salihi ishte shënuesi për vendasit. Sulmuesi gaboi një 11-metrësh kur rezultati ishte ende 0 – 0. Golin për vlonjatët e realizoi Donjet Shkodra. Në këtë sfidë pati edhe moment frike për Tefik Osmanin, i cili u dëmtua dhe shkoi në spital për tu mjekuar.
Partizani shpëtoi takimin me Luftëtarin në kohën shtesë. Idriz Batha realizoi golin e fitores 1 – 0 me 11-metërsh. Skuadra gjirokastrite është kthyer këtë sezon në Superligë. Barazim pa gola në takimin Teuta – Tirana. Në Durrës nuk pati asnjë gol edhe pse nuk munguan rastet. Por 0 – 0 përfundoi takimi mes Korabit të ngjitur këtë sezon në Superligë dhe Laçit. Të enjten do të luhet takimi i fundit për javën e parë Vllaznia – Kukësi në “Loro Boriçi”.
Tv Klan
KOHA JONË SONDAZH

