Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në një duel dramatikë në Korçë!

Një ndeshje me ritëm, raste, VAR, karton të kuq dhe emocione deri në sekondat e fundit. Skënderbeu dhe Tirana ndanë nga një pikë në Korçë, pas barazimit 1-1 në javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Tirana në minutën e 18-të gjeti avantazhin. Bardheblutë ndërtuan një aksion të shpejtë, i cili u finalizua nga Ndong, duke i dhënë skuadrës kryeqytetase epërsinë 0-1.

Skënderbeu u përpoq të reagonte, por pa mundur të gjente rrugën drejt golit para pushimit. Kështu, 45 minutat e para u mbyllën me Tiranën në avantazh. Në pjesën e dytë, historia ndryshoi. Korçarët u rikthyen në fushë shumë më agresivë dhe që në minutën e 47-të dhanë sinjalin e parë serioz, me një goditje dënimi që kaloi pranë kuadratit.

Presioni i vendasve u rrit minutë pas minute dhe në të 73-tën erdhi edhe barazimi. Musa përfitoi nga aksioni i Skënderbeut dhe dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur shifrat në 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drama nuk kishte përfunduar. Në minutën e 82-të, Tirana mbeti me 10 lojtarë, pasi Colley u ndëshkua me karton të kuq. Me avantazhin numerik, Skënderbeu u hodh në kërkim të fitores dhe në fund pati edhe mundësinë ideale për të përmbysur gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fati i buzëqeshi Tiranës në momentin e fundit. Skënderbeu provoi deri në vërshëllimën përfundimtare, por rezultati nuk ndryshoi. 1-1 në Korçë, një barazim i luftuar deri në fund, që i jep nga një pikë të dyja skuadrave pas një dueli ku emocionet nuk munguan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?