Skënderbeu fiton në Laç dhe merr kreun, Kukësi “paqe” me Tiranën (VIDEO)

Skënderbeu është fituesi i madh i kësaj jave në Superligë. Kampionët e Shqipërisë triumfuan 0-1 në transfertën e vështirë të Laçit, ndërkohë që Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Tiranës.

Golin e vetëm për skuadrën e Agostinellit e shënoi talenti Liridon Latifi në minutën e 67-të. Në krahun tjetër Kukësit iu anulua një gol ndaj Tiranës, ndërkohë që nuk arriti që të mbante hapin e kreut.

Korçarët mbajnë vendin e parë me 26 pikë, dy më shumë se Kukësi, ndërkohë që Tirana është momentalisht në vendin e tretë me 21 pikë. Korabi ndërkohë barazoi 1-1 ndaj Luftëtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?