Skënderbeu kthehet te fitorja, mund Tiranën 2-0. Partizani barazon me Flamurtarin 1-1
Sporti E Premte, 7 Maj 2021 23:04
Skëndërbeu gjen fitoren pas tre barazimesh. Korçarët mposhtin Tiranën me rezultatin e pastër 2-0. Ndërsa Partizani barzon në Vlorë me shifrat 1-1. Pas kësaj jave kryesojnë Kuksi dhe Skëndërbeu me 32 pikë, Partizani në vend të tretë me 29 pikë.
Skënderbeu i është bashkuar Kukësit në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore pas fitores 2-0 ndaj Tiranës.
Supersfida e luajtur në Korçe, u ndikua nga nje gol i shpejtë i Salihit, i cili gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 4-t, duke i dhënë qetësinë ekipit të Agostinelit që të administronte avantazhin. Ndërsa Tirana shpërdoroi disa mundësi të mira për të rivendosur shifrat në barazim. Ndonëse Josa e mbylli ndeshjen me një formacion tërësisht ofensiv, nuk arriti të shenonte. Përkundrazi, u godit nga një kundërsulm i shpejtë i finalizuar nga Latifi që i dha fund diskutimeve për rezultatin përfundimtar të sfidës.
Nuk ka fitues në Vlorë. Flamurtari dhe Partizani ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.
Miqtë kryeqytetas gjetën epërsinë që në minutën e 13-të me një gol te bukur të Bathës.
Përpjekjet e vendasve në pjesën e parë nuk dhanë fryte, por në minuten e 64 Danilo Alvesh bëri gjithçka mirë dhe mposhti Dashamir Xhikën. Pas golit vendasit u hodhën në sulm, por pa mundur të konkretizojne rastet e krijuara.
Ky barazim e lë Partizanin në vendin e tretë me 29 pikë, 3 pike larg dyshes kryesuese Kukësi-Skënderbeu. Ndërsa Flamurtari ngjitet në kuotën e 14 pikëve, në vendin e shtatë.
KOHA JONË SONDAZH