Skënderbeu mund me “poker” Laçin, Kukësi thyen Lushnjën

Skënderbeu dhe Kukësi bëjnë detyrën në ndeshjet e radhës në kampionat. Skuadra korçare ka fituar pastër 4-0 ndaj Laçit. Aliti hapi serinë golave që në minutën e 5-të me një gol me kokë, ndërkohë që në minutën e 36-të është Ali Soue që konkretizon një aksion perfekt të skuadrës korçare.

Në pjesën e dytë është sërish sulmuesi Skënderbeut që do të shënojë dhe golin e tretë, ndërkohë që skuadra kurbinase u përpoq që të reagonte. Për Souen kjo ishte dopieta e dytë radhazi, pas asaj ndaj Kukësit. 6 minuta nga fundi ishte Krasniqi që gjeti golin e parë me fanellën e Skënderbeut.

Skuadra verilindore ndërkohë ka fituar me vështirësi 2-1 në transfertë ndaj Lushnjës. Pa Elis Bakaj, Kukësi gjeti dy gola në fundin e pjesës së parë. Fillimisht ishte Idrizi në minutën e 41-të dhe më pas Guri dy minuta më pas që vulosën fitoren e Kukësit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?