Skënderbeu shkatërron Erzenin, Laçi bën “paqe” me Dinamon

Skënderbeu mori një fitore 0-3 ndaj Erzenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t. Dy gola të shpejtë që në fillim, nga Franklin dhe Nikaj, e bënë ndeshjen më të lehtë për korçarët. Në fundin e pjesës së parë, shijakasit shpërdoruan një penallti, e cila u prit nga portieri Alia.

Pjesa e dytë ishte e qetë, me Skënderbeun që u tregua më i saktë, duke shënuar edhe të tretin me Janaqin. Pas kësaj fitoreje korçarët mbajnë vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Erzeni renditet në vendin e nëntë me 23 pikë.

Sfida mes Laçit dhe Dinamos u mbyll në barazim 1-1. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kryeqytetasve, pas golit të shënuar nga Denisson në minutën e 30-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurbinasit ishin më kërkues dhe në minutën e 72-të, barazuan me Qaton. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, ndonëse rastet nuk munguan.Me këtë barazim, Dinamo mbetet në vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa Laçi në vendin e shtatë me 3 pikë më pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?