FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeut i “rrëshket” barazimi, mposhtet nga Mlada Boleslav

Skënderbeu doli me një gol të rëndësishëm të shënuar në transfertën çeke me Mlada Boleslav. Skuadra korçare u mposht 2-1 në ndeshjen e parë, ku nuk bëri paraqitjen e saj më të mirë.

Ndeshja nisi me vrullin e vendasve, vrull që zgjati për 20 minuta, por që u përballua me sukses nga skuadra shqiptare.

Zhbllokimi i rezultatit mbërriti në limitet e pjesës së parë. Një aksion i shpejtë që nisi nga e majta u finalizua nga Chramosta, që nuk gaboi për vendasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu gjeti golin e barazimit në minutën e 85-të, kur Latifi kroson bukur në zonë dhe Shmons shënon. Gëzimi i korçarëve zgjati vetëm pak sekonda dhe u desh një perlë e Janos që të gjunjëzonte për herë të dytë Shehin. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave dhe Skënderbeut i mjafton një fitore minimale 1-0 për të kaluar në turin tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?