Skriniar: Ende vuajmë eliminimin në Champions, synojmë titullin!

Milan Skriniar së fundmi ka dhënë një intervistë për sajtin sllovak, “Sport.sk” për sezonin që po kalon tek Interi. mbrojtësi zikaltër ka folur për objektivin e klubit, që është triumfi në kampionat, teksa ka pranuar se te Interi ende e vuajnë atë eliminim nga Liga e Kampionëve.

“Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka qenë një goditje e rëndë për ne, megjithatë jemi në lojë edhe në dy trofe dhe do të bëjmë të pamundurën të fitojmë diçka këtë sezon. Flasim pak për titullin në dhomat e zhveshjes, por Interi është një skuadër që ka gjithmonë objektiva maksimalë.

Fitorja me Juventusin në kampionat? Ishte shumë e rëndësishme, pasi nuk fitonim prej vitesh dhe për më tepër bëhet fjalë për derbin e Italisë. Pas asaj ndeshjeje ishim shumë të lumtur dhe të bindur në forcën tonë për t’i ndryshuar udhë titullit kampion, që prej 9 vitesh radhazi shkon në Torino. Këtë sezon kampionati është shumë i ekuilibruar, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”, deklaroi Skriniar.

SHKARKO APP