Skriniar: Humbja me Juven na bën mirë, nuk dorëzohemi

Humbja ndaj barcelonës dhe Juventusit, nuk ka sfumuar ambiciet e Interit dhe të njërit prej protagonsitëve të tyre, Milan Skriniar.

 

“Ne nga dita e parë e grumbullimit, punojmë për të fituar. Duam të fitojmë. Duhet të vazhdojmë kështu. Conte na ka ndryshuar mentalitetin, pasi vetë e ka një mentalitet fituesi. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë, do ta provojmë deri në fund. Kemi pësuar humbjen e parë të këtij kampionati, por nuk luajtëm keq. Ata shënuan, ne jo. Duhet të punojmë më shumë.

Messi dhe Ronaldo? Më ka impresionuar më shumë Messi. Pata fatin të përballem me të tre dhe është e bukur, pasi për këtë luhet futbolli. Me Messin e kupton menjëherë që ai shikon gjithë lojën dhe hapësirat. Pastaj, edhe dy të tjerët janë lojtarë shumë të mëdhenj.

Unë kapiten? Do të më pëlqente, por tani punoj për të bërë mirë për skuadrën time. Të bëhem mbrojtësi më i fortë në botë? Nuk është në mendjen time. Duhet të rritem, jam i lumtur nëse të tjerët mendojnë se kjo është e mundur, por unë mendoj për të mirën e skuadrës”, deklaroi Skriniar.

 

SHKARKO APP