Skriniar: Nuk kam arsye që të largohem, Conte më do ende!
Milan Skriniar humbi vendin e titullarit në javët e fundit të sezonit dhe me konfirmimin e Antonio Contes në pankinë, mediat italiane e kanë renditur në krye të listës së futbollistëve që do të lënë zikaltrit gjatë merkatos së vjeshtës. Gjithsesi mbrojtësi nga Sllovakia ka mohuar zërat e ditëve të fundit.
“Unë nuk kam asnjë njoftim nga klubi, se kanë në plan të më shesin. Për më tepër edhe Conte më dëshiron në skuadër. Natyrisht që ai ka një organikë me 30 futbollistë dhe shpesh i duhet të bëjë zgjedhje, por këto u bën për të mirën e Interit, jo për të mërzitur futbollistë të caktuar. Po punoj shumë dhe do të mbetem te Interi, pasi kam edhe 3 vite kontratë”, deklaroi Skriniar.
Mbrojtësi sllovak e pranon se ishte mësuar të luajë rregullisht dhe se qëndrimi në stol në javët e fundit nuk ka qenë fort pozitiv, por ai u shpreh i kënaqur me punën e bërë nga shokët e tij.