Skuadra e Bundesligës gati të “rrëmbejë” Brojën nga Chelsea

Armando Broja ka përfunduar në ekipin e të rinjve tek Chelsea, duke e dëtyruar që tashmë të nis kërkimin për një skuadër të re.

Për 22-vjeçarin ka dalë në skenë një ofertë interesante nga Stuttgart në Bundesligë. “Sky Sport De” ka raportuar se Stuttgarti ka nisur zyrtarisht negociatat me Chelsean dhe është duke kërkuar huazimin e Brojës.

Stuttgart është një mundësi shumë interesante, pasi do të jetë në fazën e grupeve të Champions League. Ende nuk ka një përgjigje nga Chelsea, që më herët refuzoi një shumë prej 32 milionë eurosh nga Everton për sulmuesin kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që kjo javë të jetë vendimtare për të ardhmen e Brojës, pasi ka interesim edhe nga Juventusi dhe Milani në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?