Skuadra e njohur e Premier League hidhet në sulm për Ernest Muçin

Ernest Muçi, po kalon një moment të magjishëm në karrierën e tij, është kthyer në lider absolut te Legia, një idhull për tifozët. Talenti shqiptar, me paraqitjet e tij të shkëlqyera, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha Evropiane, e kërkojnë në Spanjë, por së fundmi emri i tij po qarkullon edhe në Premier League.

Muçi u shndërrua në makth për Aston Villa-n në Conference League, në dy përballje kundër tyre, Muçi i realizoi tre gola, i fundit brenda në Villa Park ishte fantastik.

Sipas Fabrizio Romano-s, ekspertit të merkatos, për sulmin e Legia-s ka shfaqur interesim ekipi i Fulham. Në fakt, Fulham ka shfaqur interesim edhe për Brojën, por kartoni i sulmuesit të Chelsea-t kushton minimalisht 30 milionë euro, ndërsa Muçi sipas “Transfermarkt” vlerësohet me 5 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Legia është gati të futet në bisedime, tek ekipi polak çdo lojtar e ka një çmim, ndërsa shpresojnë që sulmuesi kuqezi të shndërrohet në transferimet më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?