Skuadra e Uzunit eliminon Celtic-un në Champions League (VIDEO)

Myrto Uzuni zgjodhi të vijonte karrierën e tij me Ferencvaros në Hungari gjatë kësaj vere. Ka mjaftuar një ndeshje në Champions League dhe të gjithë skeptikët për këtë transferim duhet të ndryshojnë mendim.

Ferencvaros është një skuadër me pretendime të mëdha këtë sezon dhe këtë e ka treguar teksa ka eliminuar nga Champions League gjigantët skocezë të Celtic.

Kampionët e Hungarisë triumfuan 2-1 edhe pse në transfertë duke kaluar në fazën e ardhshme të Champions League. Uzuni ishte në formacion në këtë ndeshje, duke luajtur mjaft mirë për t’i dhënë një ndihmesë të madhe skuadrës së tij në këtë sukses.

Në anën tjetër, Celtic edhe pse luftoi shumë për t’u kualifikuar në këtë takim, e mbylli ende pa nisur këtë edicion në Champions, aty ku rrallëherë mungon në fazën e grupeve.

SHKARKO APP