Skualifikimi i Manchester City-it mund të “ngrijë”, ja arsyeja
Skualifikimi i Manchester City-t, i përjashtuar nga pjesëmarrja në dy edicionet e ardhshme të Ligës së Kampionëve, mund të ngrijë në pritje të vendimit të TAS.
Ky është skenari i paraqitur sot nga “Daily Mail”, i cili megjithatë specifikon që klubi anglez do të preferonte të dinte fatin e tij deri në verë, në mënyrë që të mund të planifikojë fushatën e blerjes në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Akuzat nuk janë të vërteta – tha CEO i ‘Qytetarëve’ Ferran Soriano – Shpresa ime më e mirë është që e gjithë kjo do të përfundojë para verës”. /R.Lika-Koha Jone/