“Sky Italia” zbulon fituesin e “Topit të Artë 2018”, ja prapaskenat e ceremonisë

“Topi i Artë 2018” do të zbulohet zyrtarisht të hënën në një mbrëmje gala që do të organizohet në “Grand Palais” në Paris. Kur jemi gjithmonë e më pranë, zbulohen detaje të tjera. “Sky Italia” ka zbuluar edhe përbërjen e podiumit për çmimin e futbollistit më të mirë. Fituesi do të jetë Luka Modric, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo, ndërkohë që Antoine Griezmann do të mbyllë treshen më të mirë.

Media më e madhe në Itali ka zbuluar se i pranishëm në këtë mbrëmje do të jetë vetëm Luka Modric. Ylli i Juventusit dhe  ai i Atletico Madrid kanë vendosur për ta sabotuar. Mbetet të zbulohet vetëm shkaku i mungesës së tyre. Cristiano Ronaldo këtë vit nuk mori pjesë as në çmimet e futbollistët më të mirë të dhënë nga UEFA dhe FIFA.

Portugezi mendon se ai e meriton më shumë se ish-shoku i tij për të qenë fitues pas një super sezoni me Real Madrid ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe ishte golashënuesi më i mirë.  /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?