Sllovakia shkakton surprizën e parë të Euro 2024, mund Belgjikën (VIDEO)

Sllovakia bën surprizën e parë në Europian, duke fituar minimalisht 1-0 ndaj Belgjikës. Golin e vetëm të ndeshjes së zhvilluar në Frankfurt e realizoi Schranz që në minutën e shtatë, pas një gabimi në mbrojtje të “Djajve të Kuq”.

Belgjika kishte thuajse 90 minuta lojë në dispozicion për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por nuk ia doli të shënonte qoftë një gol. Romelu Lukaku arriti ta dërgonte dy herë topin në rrjetë, por iu anuluan pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Belgjika duhet të bëjë kthesën në dy ndeshjet e radhës në grup me Rumaninë dhe Ukrainën.

 

SHKARKO APP