Slot: Bukur të fitosh në minutat e fundit, skuadra ka mentalitet të fort!

Liverpool-i vazhdon të tregojë forcën e tij në momentet e fundit. Për herë të pestë radhazi, skuadra angleze ka fituar falë një goli të shënuar në minutat shtesë, këtë herë në Champions League kundër Atlético Madridit. Heroi i mbrëmjes në “Anfield” ishte kapiteni Virgil van Dijk, i cili me një goditje të fuqishme me kokë në minutën e 92-të vulosi suksesin 2-1.

Pas ndeshjes, trajneri Arne Slot u shfaq i entuziazmuar për atmosferën dhe karakterin e skuadrës: “Një mbrëmje e madhe europiane në ‘Anfield’. Këto janë ndeshjet që UEFA dëshiron, me intensitet si një çerekfinale. E filluam shumë mirë, krijuam raste për ta mbyllur ndeshjen më herët. Atlético është gjithmonë e rrezikshme dhe kërkon rikthimin, por me mentalitetin tonë arritëm të fitojmë.”

Slot theksoi edhe aspektin fizik të skuadrës, që i lejon të shënojnë në minutat e fundit: “Është një shenjë e qartë që jemi në gjendje optimale. Goli i Van Dijk tregon jo vetëm cilësi, por edhe mentalitet të fortë. Sigurisht, mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët, por është më bukur kur historia shkruhet në minutën e fundit.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?