Slot i përgjigjet kritikave: Kam mbështetjen e klubit dhe të tifozëve

Nuk është një periudhë e lehtë për Liverpool, që vjen pas një humbjeje të rëndë në UEFA Champions League ndaj Paris Saint-Germain. Disfata në “Parc des Princes” ka ndezur debatet mbi zgjedhjet taktike të trajnerit Arne Slot, i cili është kritikuar për një qasje të konsideruar tepër të kujdesshme.

Në prag të sfidës së Premier League kundër Fulham, tekniku holandez ka reaguar ndaj kritikave, duke theksuar se brenda klubit ekziston një klimë e fortë mbështetjeje.

“Ndjej një mbështetje të jashtëzakonshme, jo vetëm nga pronarët, Richard dhe Michael, por edhe nga tifozët”, u shpreh Slot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai solli në vëmendje edhe një moment domethënës nga një ndeshje në transfertë: “Kur ishim duke humbur thellë, tifozët tanë vazhduan të këndonin ‘Ëe love you Liverpool’. Na duartrokitën edhe pas përfundimit të ndeshjes dhe kjo është diçka që e ndjen vërtet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklaratat e trajnerit tregojnë për një ambient më pak të tensionuar nga sa mund të perceptohet nga jashtë, pavarësisht pritshmërive të larta dhe investimeve të fundit të klubit. Slot theksoi se drejtuesit janë të vetëdijshëm për momentin që po kalon skuadra dhe se ai ndihet plotësisht i mbështetur.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?