Slot: Isak ndër më të mirët në botë, por ende jo gati për 90 minuta

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, në konferencën e sotme për shtyp, foli për merkaton dhe përforcimet e fundit të klubit. Ai u shpreh i kënaqur me mënyrën se si u mbyll merkatoja, veçanërisht me transferimin e sulmuesit suedez, Alexander Isak.

“Shumë gjëra ndodhën në ditën e fundit të merkatos, gjë që nuk ndodh shpesh. Por ajo që më gëzon më shumë është arritja e marrëveshjes për Isak”, deklaroi Slot.

Megjithatë, tekniku holandez paralajmëroi se Isak nuk do të jetë menjëherë gati për të luajtur si titullar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai ka humbur disa muaj stërvitje me skuadrën dhe nuk mund të presim që të përballojë 90 minuta që në ndeshjet e para. Do të menaxhohet me kujdes dhe gradualisht do të rikthehet në formën më të mirë”, sqaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tifozët e “The Reds” mund të presin kontributin e sulmuesit të ri, por Slot la të kuptohet se do të duhen disa javë para se suedezi të jetë në gjendje të bëhet lideri i repartit ofensiv të Liverpool-it.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?