Slot: Nuk jemi mësuar që të humbim dhe barazojmë kaq shumë!

Sezoni i Liverpoolit në Premier League po rezulton shumë larg pritshmërive për skuadrën që hyri në kampionat si kampione në fuqi e Anglisë. Gara për titullin është kthyer thuajse në një mision të pamundur, me 17 pikë diferencë nga kryesuesja Arsenal, ndërsa edhe zona europiane nuk është e sigurt, me katër pikë distancë dhe Chelsean që qëndron mes “Reds” dhe vendeve të Europës.

Të paktën në Champions League, Liverpool ka arritur objektivin minimal, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-at. Megjithatë, pasiguria dhe vështirësitë e këtij sezoni janë pranuar hapur nga trajneri Arne Slot, i cili ka bërë një deklaratë të sinqertë për situatën e ekipit.

“Është e ndershme të them se kjo është, pa diskutim, sezoni më i vështirë që kam përjetuar ndonjëherë,” u shpreh tekniku holandez. “Në të gjitha përvojat e mia të mëparshme si trajner kam pasur pothuajse vetëm aspekte pozitive dhe nuk besoj se kam humbur ndonjëherë dy ndeshje radhazi. Ky sezon është një përjashtim, si për mua ashtu edhe për lojtarët, të cilët nuk janë mësuar të humbasin apo të barazojnë kaq shpesh.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Slot ka theksuar gjithashtu se situata fizike e skuadrës ka ardhur duke u përmirësuar me kalimin e kohës: “Sot, përjashtuar dëmtimet, të gjithë janë në gjendje të luajnë çdo tre ditë me intensitetin që kërkon ky klub dhe Premier League. Për këtë arsye, paraqitjet tona janë shumë më të mira krahasuar me fillimin e ciklit të ndeshjeve të ngjeshura, kur nisëm të humbnim shumë pikë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket mënyrës se si lojtarët po i përjetojnë hapat e gabuar, Slot pranoi se presioni është i madh: “Në këtë klub, edhe një barazim perceptohet si humbje. Nuk është e lehtë për lojtarët, sepse ata e njohin mirë standardin e Liverpoolit dhe e dinë që aktualisht nuk po e respektojmë atë. Zhgënjimi është i madh, sepse në çdo ndeshje kemi ndjesinë se mund të fitojmë, por më pas kjo nuk ndodh. Kjo është më e vështirë për t’u pranuar sesa kur e ndien qartë se kundërshtari është më i fortë. Lojtarët ndihen të aftë të konkurrojnë me këdo, por realiteti është se nuk po luajmë sipas standardeve tona.”

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?