S’mjafton “perla” e Rashicës, Bayerni turpëron me 6 gola Werder-in (VIDEO)

Bayern Munich është rikthyer në rrugën e fitoreve në Bundesligë me një sukses tenistik 6-1 ndaj Werder Bremen-it. Skuadra e Flick dhuroi spektakël, edhe pse në fakt nuk do ta niste aspak mirë ndeshjen. Në minutën e 24-të, pas një aksioni personal, Milot Rashica arrin që të dhurojë spektakël ndaj Baoateng dhe më pas të mposhtë Neuer me një goditje “bombë” në hyrje të zonës. Ky është goli i 7 në këtë sezon për sulmuesin kosovar, i cili po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij.

Reagimi i Bayernit është mjaft i mirë duke përmbysur gjithçka në harkun e 4 minutave në fundin e pjesës së parë. Gnabry shkëputet mjaft mirë në minutën e 45-të dhe më pas shërben për Coutinhon, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, braziliani shërbeu për Lewandowskin, teksa polaku me një qetësi vrastare arrin që të shënojë golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë, Coutinho kompletoi ditën e tij perfekte duke shënuar edhe dy gola për të marrë topin në shtëpi, ndërkohë që Lewwndowski do të realizonte golin e dytë personal. Muller ishte lojtari tjetër që shënoi emrin në listën e golashënuesve. Dortmundi ndërkohë fitoi me “poker” 4-0 ndaj Mainz në transfertë, Reus, Sancho, Hazard dhe Schulz ishin autorët e golave për verdhezinjtë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP