Solomon largohet nga Partizani një ditë para super duelit me Vllazninë

Theophilus Solomon nuk është më një futbollist i Partizanit. Sulmuesi nigerian i cili në të shkuarën ka qenë pjesë edhe e Partizanit të Beogradit është larguar në mënyrë të papritur nga kryeqyteti duke mos u paraqitur në stërvitjen e sotme të Partizanit dhe duke braktisur skuadrën e Dajës një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Vllaznisë.

25-vjeçari nga Kaduna ka rënë dakord me drejtuesit e Partizanit për të zgjidhur kontratën me marrëveshje duke u larguar kështu nga të kuqtë me parametër zero. Në këtë sezon me Partizanin, Solomon ishte një titullar fiks në formacionin e Ilir Dajës teksa është aktivizuar në 15 ndeshje të kampionatit duke shënuar dhe 3 gola.

Gjatë ditëve të fundit ishte folur shumë në mediat shqiptare dhe ato azere për interesimin e Neftchi Baku për sulmuesin 25-vjeçar, me Partizanin që kërkoi 60 mijë euro për shitjen e tij, por Neftchi nuk pranoi të paguante një shifër të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?