Solskjaer befason Juven: Lukaku kthehet me grupin, çështje e mbyllur!

Transferimi i Romelu Lukakut te Juventusi, çdo ditë e më shumë bëhet edhe më i komplikuar. Pengesa e radhës në bisedimet mes Lukakut dhe Juves është bërë trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Ky i fundit në një intervistë i pyetur për Paul Pogba dhe Romelu Lukakun ka deklaruar me bindje se të dy lojtarët do të vazhdojnë të jenë pjesë e Djajve të Kuq edhe në sezonin  e ri.

“Lukaku do të rikthehet që të stërvitet me grupin javën e ardhshme. Nuk ka ndonjë dëmtim, por disa dhimbje. Nuk donim që ta rrezikonim që këtë fundjavë. Shpresoj që të ketë i gatshëm për ndeshjen me Chelsea-n. Kam folur me të për t’i treguar për mënyrën e sjelljes. Për mua kjo çështje është e mbyllur”, deklaroi Solskjaer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesa duket shkëmbimi Lukaku-Dybala nuk do të kryhet kjo për shkak edhe të kërkesave të larta të sulmuesit argjentinas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?