FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Solskjaer krenohet me blerjen e re: Truri i tij është më i shpejtë se i të tjerëve!

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer nuk i ka kursyer elozhet për blerjen më të re të merkatos së dimrit, Bruno Fernandes. Mesfushori portugez debutoi ndaj Wolves në Premier League, por nuk mundi që të ndihmonte skuadrën që të fitonte.

Strategu norvegjez ndërkohë ka mbetur shumë i kënaqur nga zgjuarsia e treguar nga mesfushori në seancat stërvitore.

“Është një futbollist shumë, shumë i mirë. Truri i tij punon më shpejt se të tjerë. Ai ka disa cilësi të cilat duhet t’i përdor, por i duhet të përshtatet me skuadrën tonë. Mënyra e pasimeve, lëvizjet, jam i kënaqur që e shoh të argëtohet”, deklaroi strategu i United. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?