Son mund i vetëm Watfordin, Tottenham merr kreun e Premier League (VIDEO)

Tottenham vijon rrugëtimin perfekt në Premier League këtë sezon, duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje deri më tani. “Spursa”-at mundën minimalist 1-0 Watfordin mesditën e sotme.

Nuk ishte aspak e thjeshtë për ekipin e Espirito Santos, që ju falë sërish Heung Min Son. Sulmuesi korean shënoi një super gol nga goditja e dënimit tri minuta nga fundi i pjesës së parë, me një goditje që befasoi portierin Bachmann.

Në fraksionin e dytë nuk do të kishte ndryshim të rezultatit. Tottenham me këtë fitore ngjitet në kuotën e 9 pikëve, duke qenë e vetme me pikë të plota deri më tani. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP