Sormani: S’e kishim mendjen te Kupa, kemi pësuar vetëm dy gjuajtje në portë

Partizani mposhti 2-0 Flamurtarin dhe siguroi fitoren e dytë radhazi në Superiore. Adolfo Sormani s’e fsheh kënaqësinë për ndeshjen e djemve të tij në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Jo, lojtarët nuk mendojnë për Kupën. E kam thënë që objektivi jonë ishte marrja e maksimumit në këtë ndeshje. Ishte hera e parë që kemi pasur mundësi të punojmë në një javë të plotë, kemi pasur shumë ndeshje gjatë kësaj periudhe. Futbolli duhet të luhet, është i përbërë nga situata, nuk është shkencë ekzakte. Unë nisem nga kjo gjë. Në dy ndeshje kemi pësuar dy gjuajtje në portë dhe kemi shënuar 5 gola.

Penalltinë mund ta shoh, por, si gjithmonë, nuk e komentoj kurrë, as pro as kundër, edhe pse mund të kem shumë gjëra për të thënë. Nuk komentoj kurrë vendimet e arbitrave. Partizani i lexueshëm në manovra? Respektoj çdo opinion. Nuk shoh një ekip në vështirësi. Shoh një Partizan në rritje, solid dhe që po përmirësohet“, thekson trajneri italian i Partizanit.

SHKARKO APP