Sot dhe nesër luhen çerekfinalet e Kupës/ Spikat derbi Tirana-Dinamo City

Sot dhe nesër rikthen emocionet e Kupës së Shqipërisë, ku do të luhen ndeshjet e para çerekfinale.

Sot, në stadiumin “Adush Muçaj”, Bylisi do të presë Vllazninë në duelin e parë, ku ballshiotët do të tentojnë surprizën. Në anën tjetër, kuqeblutë e Vllaznisë vijnë në një moment mjaft pozitiv, duke numëruar shtatë fitore radhazi mes kupës dhe kampionat.

Në orën 16:30, Teuta do të presë Egnatian në stadiumin “Niko Dovana”. Një duel i fortë, ku të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në gjysmëfinale. Teuta vjen në këtë sfidë pas një periudhe jo shumë të mirë, ndërsa Egnatia u rikthye te fitorja në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Flamurtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mërkurën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale. Në orën 13:30, Tirana do të përballet me Dinamo City në stadiumin “Selman Stërmasi”. Pas barazimit në kampionat, skuadrat vijnë në këtë sfidë me synimin për të marrë maksimumin dhe për të tentuar fitoren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emocionet e ndeshjeve të para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të mbyllen në stadiumin “Elbasan Arena”. AF Elbasani do të presë Partizanin, me ndeshjen e programuar të nisë në orën 16:30. Pritet një përballje spektakolare, ku të dyja ekipet synojnë një rezultat pozitiv për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë

Bylis-Vllaznia, 10.02.2026 13:30 stadiumi “Adush Muçaj”

Teuta-Egnatia, 10.02.2026 16:30 stadiumi “Niko Dovana”

Tirana-Dinamo City, 11.02.2026 13:30 stadiumi “Selman Stermasi”

AF Elbasani-Partizani, 11.02.2026 16:30 stadiumi “Elbasan Arena”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?