Sot jepet Topi i Artë/Messi, Van Dijk apo CR7?

Lionel Messi, Virgil Van Dijk, Mohammed Salah apo Cristiano Ronaldo? Cili do të jetë pasuesi i Luka Modricit si fitues i Topit të Artë? Janë katër emra, mes të cilëve mendohet se do të zgjidhet futbollisti më i mire në botë, në një ceremoni të organizuar nga “France Football” që do të nisë në orën 20:05. Fituesi në fuqi i Topit të Artë, kroati i Real Madridit, nuk është as në listën e 30 kandidatëve për fitimin e këtij çmimi prestigjioz individual. Premier League është kampionati me më shumë kandidatë në listën e 30 lojtarëve, me 15 të tillë dhe LaLiga ka 7. Seria A ka 3 kandidatë, Ligue 1 ka dy kandidatë, Eredivisie dy dhe Bundesliga vetëm një.

SHKARKO APP