Sot sfida me Spanjën, Spalletti: Italia do të luajë si të jetë veshur me Armani

Sot në darkë është një super ndeshje. Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, tha se ekipi i tij do të luajë me aq elegancë kundër Spanjës, njësoj si të jetë i veshur me kostume Armani por është gati të bëhet pis nëse është nevoja.

Ne veshim Giorgio Armani dhe Giorgo Armani njihet në të gjithë botën”, tha trajneri gjatë së mërkurës kur u pyet nëse loja me Spanjën do të testojë aftësinë e tij për t’i dhënë një stil të ri Italisë.

“Ne do të veshim të njëjtin kostum, do të përpiqemi të jemi  të njëjtët. Sigurisht që duam të luajmë lojën në mënyrën tonë dhe të matemi kundër një prej ekipeve më të forta. Do të jemi aty, të veshur mirë por gati t’i bëjmë rrobat pis nëse do të nevojitet”.

Spalleti theksoi se lojtarët e tij duhet të ruajnë të njëjtin nivel intensiteti dhe përqendrimi për 90 minuta. Të dyja ekipet kanë shënuar fitore në ndeshjet përkatëse të Euro 2024.

SHKARKO APP