Southampton mund City-in me një gol të çuditshëm (VIDEO)

Manchester City zhgënjen vetëm pak ditë pas fitores spektakolare ndaj Liverpoolit. Skuadra e Klopp është mundur 1-0 nga Southampton në duelin e javës së 33-të.

Në minutën e 16-të Adams do të shënonte një gol të bukur duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së City-it si dhe daljes së portierit Ederson. Portieri nuk është hera e parë që e lë portën në këtë mënyrë, duke pësuar gola të çuditshëm.

Edhe pse me shumë yje në fushë, skuadra e Guardiolës nuk do të arrinte as që të barazonte rezultatin. City mban vendin e dytë me 66 pikë, 8 më shumë se Leicester. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP