Spalletti e nis mbarë te Juventusi, triumfon ndaj Cremoneses
Fillon në mënyrën më të mirë aventura e Luciano Spallettit në stolin e Juventusit. Në ndeshjen hapëse të javës së 10-të të Serie A, bardhezinjtë triumfuan 2-1 ndaj Cremoneses, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë në shtëpi këtë sezon skuadrës gri-kuqe.
Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për Juventusin: pas vetëm 85 sekondash lojë, Filip Kostić shënoi golin e parë pas një devijimi të pafat nga Vandeputte, duke e dërguar topin lehtësisht në rrjetë. Pas avantazhit të hershëm, skuadra e Spallettit e menaxhoi mirë ritmin e lojës, pa u vënë në rrezik nga kundërshtari.
Në minutën e 68-të, Andrea Cambiaso dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë me të majtën që mposhti portierin Audero. Vetëm në minutat e fundit, Jamie Vardy arriti të ngushtojë diferencën për Cremonesen, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

