Spalletti i jep një shuplakë Openda-s për ta zgjuar dhe bën sherr me tifozët (VIDEO)

Juventusi e pati të vështirë ta zhbllokonte ndeshjen ndaj Benficës, duke vuajtur për një kohë të gjatë para se goli i Thuram t’i jepte qetësi bardhezinjve. Loja jo bindëse shkaktoi nervozizëm edhe në tribunë, ndërsa trajneri Luciano Spalletti u shfaq i tensionuar gjatë gjithë takimit.

Në minutën e 53-të, pas një aksioni të rrezikshëm të portugezëve, një tifoz komentoi me zë të lartë performancën e skuadrës. Spalletti reagoi menjëherë, u kthye drejt tribunës dhe iu drejtua atij me fjalët: “Herën tjetër rri në shtëpi”. Më pas, në konferencë për shtyp, tekniku shpjegoi episodin duke theksuar se tifozët kërkonin vazhdimisht zëvendësime sa herë që një lojtar gabonte.

Por “shfaqja” e Spallettit nuk përfundoi këtu. Pak para minutës së 70-të, para se të fuste në lojë Opendën, trajneri pati një moment të pazakontë edhe me sulmuesin belg. Teksa lojtari po qeshte, Spalletti i dha një shuplakë të lehtë në fytyrë për ta kthyer në përqendrim maksimal. Një episod që ka bërë xhiron e mediave dhe ka ndezur diskutime të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?