Spanja nuk duhet të humbasë sonte, ndryshe Botërori mbetet endërr playoffi

Në grupin B të kualifikueseve për Kupën e Botës, Suedia është surpriza e madhe, pasi gjendet në vendin e parë pas fitoreve të tetorit ndaj Kosovës dhe Greqisë. Në vendin e dytë gjendet Spanja e Luis Enriques.

Një situatë e tillë ishte vështirë për tu parashikuar në fillimin e eliminatoreve. Tashmë La Roja duhet të fitojë në Athinë ndaj Greqisë që ka ende shanse për playoff.

Ekipi i Enriques ndërkohë do të luajë gjithçka në duelin direkt që do të luajë në “La Cartuja” të Sevillas. Suedia është një kombëtare e mbushur me talente të shumtë. Ndeshja e fundit mes Suedisë dhe Spanjës u mbyll në barazim pa gola, ndaj dhe iberikëve nuk u falet asnjë gabim sonte ndaj Greqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

KALENDARI I NDESHJEVE TË MBRËMJES

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?